Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALET E KUPËS

Mesjava e rezervuar për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Mesjava e rezervuar për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës


13 January, 2025 @15:06

Sistemi i ri i garave të FBK-së për Kupë të Kosovës, vazhdon këtë mesjavë. Pas kualifikimit në gjysmëfinale, në mesjavë Vëllaznimi pret Bashkimin, ndërsa Prishtina Trepçën në kuadër të dueleve të para.

Më pas luhen edhe ndeshjet e kthimit, ku Bashkimi e Trepça janë nikoqirë, kurse ekipi me rezultat më të mirë nga dy ndeshjet arrin finalen e Kupës së Kosovës.

Bashkimi në çerekfinale kishte mposhtur Borën, ndërsa Vëllaznimi eliminoi Yllin. Prishtina kishte pasur përballje me Pejën, për ta mposhtur kurse Trepça pa telashe kaloi Prizrenin dhe arriti në gjysmëfinale.

Shiko: SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Përballja ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit luhet të mërkurën me fillim prej orës 19:00, ku gjakovarët në “Shani Nushi” presin prizrenasit. Dy skuadrat kanë pasur përballje interesante gjatë këtij stinori, ndërsa pas tre ndeshjeve në Superligë, Bashkimi ka fituar dy e Vëllaznimi një ndeshje.

Prishtina pret Trepçën gjithashtu të mërkurën, me fillim prej orës 19:00. Duelet e dy skuadrave këtë stinor në kampionat kanë përfunduar me nga një fitore për secilën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga