Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMA E MIRË E VËLLAZNIMIT VAZHDON

Vëllaznimi befason Trepçën!

Foto: KBVëllaznimi/ fb

Vëllaznimi befason Trepçën!


18 January, 2025 @21:37

Ndeshja e luajtur në “Minatori” me Vëllaznimin vendas, për shkak të duelit të pjesës vjeshtore të stinorit në këtë mënyrë në anë të kundërt, befasoi publikun vendas të qytetit, derisa festa ishte e nikoqirit në letër.

Vëllaznimi ka fituar ndeshjen ndaj Trepçës me rezutlat 78-72, pas një starti të mirë në çerek të parë 25-16. Trepça nisi rikthimin më pas, duke i zënë gjakovarët dhe kaluar në epërsi, por në çerek të fundit përsëri nxënësit e Jeronimo Sarinit ndezën motorët dhe fituan ndeshjen.

Me këtë fitore Vëllaznimi ka përmirësuar bilancin duke e bërë atë pozitiv, në 9-8, derisa Trepça ka pësuar humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit në kuadër të kampionatit. Ende është e para me bilanc 12-5!

TABELA AKTUALE

Jericole Hellems ka qenë në ditë të tij në këtë ndeshje. Ai dha 23 pikë, 2 asistime e bëri 9 kërcime për Vëllaznimin në fitore, ndërkaq me 14 pikë u dallua Trey Anderson. 12 pikë i shnëoi Arian Azemi, duke kontribuuar edhe me 3 asistime në fitore. Për tu theksuar, Vëllaznimi nuk e pati ndihmën e qendrës Jason Jitoboh, që nuk luajti sonte.

I ardhuri këtë dimër te Trepça, Tekele Cotton dha 23 pikë, 4 asistime e 5 kërcime. 17 pikë i shënoi Drilon Hajrizi, që bëri edhe 3 asistime e 8 kërcime, ndërsa Samuel Hunter shënoi 11 pikë.

Në xhiron e radhës, Vëllaznimi pret Prizrenin, ndërsa Trepça Prishtinën në derbi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga