Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 16

Nga xhiroja XVI: Bashkimi, Peja e Bora — dënohen

Nga xhiroja XVI: Bashkimi, Peja e Bora — dënohen


16 January, 2025 @12:12

Pas ndeshjeve të xhiros XVI të Superligës, tre skuadra janë dënuar me të holla nga KG i FBK-së, ndërsa Bashkimi, Peja e Bora do të duhet të paguajnë shuma që në total shkojnë në 2 mijë e 200 euro.

Bashkimi është dënuar me 1 mijë euro, bën të ditur Informatori Nr. 16 i Superligë, për shkak të shkeljes së nenit 51.16 të PG të FBK-së. Neni 51 dënon për sjelljet e shikuesve të ndeshjes, ndërsa 51.16 dënon me këtë shumë shkaktimin e ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes, e cila mund të vazhdohet.

Peja në anën tjetër është dënuar me 700 euro. Publiku i verdhezinjëve është dënuar për shkelje të nenit 51.6, që gjobit për anim dhe sjellje josportive apo sharje në kor, ku në raport është regjistruar fyerja ndaj trajnerit të KB Prizrenit.

Debutuesit e Superligës, Bora, kanë marrë dënim prej 500 eurosh. Në raport për skuadrën e Borës figuron shënimi: në listën paraqitëse të lojtarëve janë vetëm tetë lojtarë, kurse dënimi vjen për nenin 53.2 që është për sektorin e vëzghuesve dhe referëve. Ndërkaq neni 52.8 dënon me 500 euro për paraqitjen e ekipit në lojë me më pak se 10 lojtarë!

Pos skuadrave në fjalë, dënim ka marrë edhe lojtari i KB Vëllaznimit, Don Polloshka për teknike, në shumë prej 100 eurove.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga