Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 16

Dënohet gjyqtari i ndeshjes Prishtina-Bora!

TOPSPORTI/ E. Driza/ Arkiv

Dënohet gjyqtari i ndeshjes Prishtina-Bora!


16 January, 2025 @14:42

Komisioni i Garave të FBK-së ka bërë të ditur se ka dënuar gjyqtarin e ndeshjes Prishtina - Bora! Përballja dramatike të cilën e fitoi Prishtina në fund, pati disa ankesa për ndarje të drejtësisë.

Ndërkaq, duket se gjyqtari i dytë i ndeshjes ka pasur disa gabime në vendimet e tij dhe kjo ka bërë që FBK ta dënojë atë.

Në Informatorin Nr. 16 të Superligës është shqiptuar edhe dënimi për gjyqtarin Arian Kera. Në këtë përballje kryesor ka qenë Xhelal Mumini, gjyqtari 1 Elldin Uglari ndërsa gjyqtari 2 Arian Kera. Prishtina mposhti Borën 63-83.

E Kera sipas Vendimit të KG-së është dënuar me tre ndeshje mosdelegim.

“Arian Kera, gjyqtar i ndeshjes Prishtina - Bora, në përputhje me nenin 53.11 për shkak të ndarjes jo të mirë të drejtësisë, ndëshkohet me tri ndeshje mos delegim në tempon e kupës dhe kampionatit,” ka bërë të ditur njoftimi.

Ndërkaq në PG për nenin 53.11 thuhet që dënimi për këtë pikë mund të jetë prej dy deri në katër ndeshje mos delegim. “Ndarja jo e mirë apo e dobët e drejtësisë sipas raportit të ndeshjes apo video-xhirimit të ndeshjes.”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga