Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XVII

Valon Bunjaku (Bashkimi) - MVP (17)

Valon Bunjaku (Bashkimi) - MVP (17)


20 January, 2025 @14:49

Basketbollisti i Bashkimit, Valon Bunjaku, është përzgjedhur MVP i xhiros XVII në kuadër të Superligës nga FBK, derisa kishte shkëlqyer në ndeshjen ndaj Prizrenit.

Bunjaku që më 2 shkurt mbush të 27-tat dha më së shumti pikë personale në një ndeshje këtë stinor, duke shënuar 27 sosh në fitoren e Bashkimit ndaj Prizrenit, ndërsa ato i shoqëroi edhe me 4 asistime e 1 kërcim, për të bërë indeksin e efiçencës, 32.

Për Valonin kjo është hera e parë këtë stinor që e merr çmimin e MVP-së së xhhiros, ndërsa për lojtarët e Bashkimit e dyta, pasi që në xhiron e kaluar fitoi bashkëlojtari i tij, Jay McKinnis.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga