Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA HUMBJE NË 2025!

Viti i Ri vazhdon me perfeksion për Prishtinën

Foto: KBPrishtina/ fb

Viti i Ri vazhdon me perfeksion për Prishtinën


19 January, 2025 @21:47

Me të hyrë në vitin 2025, Prishtina ka nisur të rreshtojë fitoret si në kampionat ashtu edhe në Kupë, ndërsa sonte ka fituar një përballje dramatike ndaj Yllit në “13 qershori” në ndeshjen ku deri në fund gjithçka shkonte barabartë!

Pas tre çerekëve të ndeshjes rezultati ishte 60-60! Kjo pasi që radhazi çerekët përfunduan 17-17, 26-26 dhe 17-17! E krejt dallimi u bë në 10 minutëshin e fundit të takimit, kur me një mbrojtje pak më të dalluar, Prishtina ka arritur të bëj dallimin, për të fituar duelin me 7 pikë dallim, 69-76.

Prishtina e Murat Bilges sot luajti pa Ricky Tarrantin që pësoi një lëndim të lehtë në stërvitjen e fundit, ndërsa iu kthye Donte Clark pas lëndimit! Ky i fundit shënoi 20 pikë në fitore, bashkë me 4 asistime e 4 kërcime, kurse shkodrani Daniel Lekndreaj kreu lojën me 8 pikë, 2 asistime e 13 kërcime, si dhe duke regjistruar një top të rrëmbyer nga kundërshtari.

TABELA AKTUALE

Rasid Mahalbasic dha 15 pikë, Josh Nzeakor 12, sikurse edhe Muhamedali Janjeva, që shtoi edhe 6 kërcime në llogari. Fitorja bën që Prishtina këtë vit të ketë tre fitore nga tre ndeshjet e para kampionale, ndërsa ka bërë bilancin pozitiv me këtë ecuri, 9-8.

Ylli që ka pësuar humbjen e pestë radhazi sonte, përforcimin e fundit e ka pasur lojtar më të dalluar të ndeshjes. Jan Palokaj në tre ndeshjet e tij për Yllin është koshashënuesi më i mirë i ekipit, duke dhënë 19 pikë, 3 asistime e 5 kërcime, ndërsa pos tij vetëm edhe Malcolm Armstead ka shënuar pikë dyshifrore, 11, të cilave i shtoi edhe 4 asistime e 3 kërcime. I gjashti në renditje aktualisht, Ylli ka thelluar negativitetin në bilanc, 7-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga