Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI VAZHDON ME FITORE

Të tretat me radhë! Bashkimi barazon pikët me lideren

TOPSPORTI/ A. P.

Të tretat me radhë! Bashkimi barazon pikët me lideren


19 January, 2025 @22:06

Dy ekipet e Prizrenit, në derbin lokal dhe në ndeshjen e fundit të xhiros XVII të Superligës u takuan në “Sezai Surroi” ndërsa fitoren e mori Bashkimi, që është në formë të mirë këtë vit. Për KB Prizrenin, Viti i Ri nuk ka nisur mirë.

Derisa Bashkimi me sonte regjistroi fitoren e tretë në tre ndeshjet kampionale të këtij viti, Prizreni regjistroi humbjen e tretë me radhë. Bashkimi krijoi dallim që në fillim të ndeshjes për ta thelluar me kohë epërsinë dhe ta pret fundin komfor, për fitore të thellë, me mbi 30 pikë dallim, 62-96.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore ka barazuar pikët me lideren Trepça, bilanci 12-5, i bën ata me 29 pikë. Valon Bunjaku sonte ka qenë “on fire” duke shënuar 27 pikë e 4 asistime në fitore. 18 pikë i dha Wendell Green, që shtoi edhe 8 asistime në llogari të tij kurse me 17 pikë ndeshjen e përfundoi Lejson Zeqiri, bashkë me 7 kërcime në proces. Jay McKinnis dha 7 pikë, por bëri 18 kërcime për të dominuar nën kosh.

Pos Edmond Kryeziut, forcat vendore te Prizreni nuk ndezën përsëri. E ekipi nuk arriti të bëj më tepër karshi rivalit lokal në formë. Kwame Vaughn dha 18 pikë, Lenzelle Smith 15 pikë dhe 11 kërcime, Tervell Beck 13 pikë, ndërsa Edmond Kryeziu 12 pikë. Banka e bardhezinjëve dha vetëm 2 pikë në këtë ndeshje, që ishte edhe arsyeja kryesore e disfatës së thellë të pësuar sonte. I fundit në tabelë, në pozitë të tetë, Prizreni është me bilanc 4-13 dhe është pa fitore kampionale në vitin 2025.

Sa i përket dueleve direkte, Bashkimi ka bilanc 3-0 ndaj rivalëve lokalë këtë stinor në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga