TRAJNER I RI EDHE TE BASHKIMI!

Foto: bcprievidza.sk
Sasa Jankovic, trajner i ri i Bashkimit
21 January, 2025 @20:09
Pas ndarjes së rrugëve me Darko Radulovicin dhe kalimit të periudhës së tranzicionit me Bledar Gjeçajn, Bashkimi përfundimisht ka vendosur për trajnerin e ri të ekipit.
Skuadra që ka bilanc të njëjtë me lideren dhe kampionen aktuale të Superligës, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat Sasa Jankovic. Bashkimi posa e zyrtarizoi trajnerin kroat në detyrën e kryetrajnerit të ekipit, ndërsa ky i fundit mund të debutojë që në ndeshjen e nesërme, kur prizrenasit presin Borën.
Jankovic përndryshe është trajner i ri. Me moshën e tij 40-vjeçare, trajneri në fjalë ka drejtuar me sukses skuadrën sllovake Prievidza, ndërsa para saj edhe atë çeke, Ostrava.