Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI I KTHEHET FITORES!

Dueli i trajnerëve slloven, Pipan debuton me fitore karshi Krasovecit

Dueli i trajnerëve slloven, Pipan debuton me fitore karshi Krasovecit


22 January, 2025 @23:02

Yllit i është ndëprerë seria prej pesë humbjeve radhazi dhe ekipi suharekas ka arritur të shënojë fitoren e parë në vitin 2025 në kuadër të Superligës. Kjo, në debutim të trajnerit të ri të ekipit të Yllit, Aleš Pipan, që u emërua ditë më parë si kryetrajner i ri i skuadrës.

E për kundërshtar, Pipan kishte një bashkëkombas të tij i cili javë më parë u emërua trajner i Pejës, Sebastjan Krasovec. Ylli ishte më i mirë sesa Peja në tre çerekët e parë, duke shtuar avantazhin nga pak, për të kontrolluar çerekun e fundit dhe për të fituar ndeshjen 71-83 .

Për të katërtën herë radhazi, në të katërtën ndeshje për Yllin këtë stinor prej se erdhi aty, Jan Palokaj u bë koshashënuesi më i mirë i ekipit, derisa sonte përfundoi duelin me 20 pikë të shënuara, 3 asistime e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE

William Tavares dha 13 pikë, kurse Quade Green shtoi 12 të tjera në fitoren e suharekasve. Kapiteni Gëzim Morina dha 11, sa edhe Arian Çallakaj. Morina bëri edhe 7 kërcime e 1 bllokadë, kurse Lis Shoshi bëri 8 kërcime e 2 bllokada, krahas 9 pikëve të shënuara në fitore.

Te Peja më efikasi ka qenë veterani Dardan Berisha me 15 pikë të shënuara, por “snajperi” i tij nuk punoi si duhet sonte, pasi shutoi 1/8 për tre pikë. Tristan Ikpe dha 12 pikë e bëri 3 asistime, derisa me 10 pikë lojën e përfundoi Amin Hot. Jonathan Galloway bëri 15 kërcime për Pejën, krahas 6 pikëve të shënuara, kurse Tulio da Silva dha 7 pikë e bëri 4 kërcime, në atë që u bë humbja e parë e Pejës pas dy fitoresh.

Derisa Ylli ndërpreu serinë e humbjeve dhe tash ka bilanc 8-10 dhe është në pozitë të gjashtë të tabelës, Peja me 10-8 është e treta për momentin në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga