PRISHTINA IA BËN 2-1 PEJËS

Peja nuk shënon në fund, Prishtina vazhdon serinë e fitoreve
26 January, 2025 @19:10
E pesta me radhë për Prishtinën. Basketbollistët e trajnerit Murat Bilge edhe sonte kanë fituar, përkundër se në sekondat e fundit të ndeshjes loja mund t’i takonte pejanëve! Viti 2025 vazhdon të jetë perfekt në kampionat për bardhekaltërit, që sonte kanë tejkaluar Pejën falë mos-shënimit të pikëve të këtyre të fundit në tentimet e tyre në fund.
Prishtina që kishte krijuar epërsi të konsiderueshme në dy çerekët e parë të ndeshjes 42-33 në pjesë të dytë pa t’i shkrihen krejt, kurse Peja e drejtuar nga Sebastjan Krasovec për pak ua mori fitoren. Sidoqoftë, në fund Prishtina fitoi 75-74, pasi Arti Hajdari dhe Amin Hot nuk arritën tentimet e tyre për shënim në sulmin e fundit të ndeshjes.
Rasid Mahalbasic me 15 pikë e 11 kërcime ishte më efikasi te Prishtina, ndërsa bëri edhe 4 asistime në këtë fitore. Donte Clark shënoi 14 pikë, kurse Josh Nzeakor dha 12 pikë e bëri 7 kërcime.
Dardan Berisha edhe pse shutoi 1/10 për tre pikë, përsëri ishte koshashënuesi më i mirë i pejanëve, duke dhënë 14 pikë, 2 asistime e 6 kërcime. Me 13 pikë ndeshjen e kreu Arti Hajdari, kurse nga 11 dhanë Tristan Ikpe e Jasquez Yow.
Me këtë fitore, Prishtina bën bilancin direkt me Pejën në kampionat 2-1 në të mirë të saj, ndërsa atë të përgjithshëm 11-8 pas XIX xhirosh. Peja bie në 10-9 dhe është nën Prishtinën në tabelë.