FITORE E BORËS!

Bora ngriu Vëllaznimin!
26 January, 2025 @23:46
Skuadra e Borës ka shënuar fitore jetike në luftë për mbijetesë në Superligë në stinorin e tyre debutues, duke mposhtur Vëllaznimin sonte në Prishtinë me rezultat 85-72.
Ekipi i drejtuar nga Danilo Rakocevic ka qenë shumë më i mirë se Vëllaznimi në pjesë të parë, 49-33, ndërsa këndellja e vonshme e gjakovarëve, nuk u kreu punë deri në fund.
Henrik Sirko luajti me 18 pikë, 2 asistime e 6 kërcime në fitore të Borës, ndërsa me 15 pikë, 6 asistime e 5 kërcime u dallua Alex Lomax. Pos këtyre dyve, Desmond Cambridge dha 13 pikë, 4 asistime e 6 kërcime, ndërsa 11 të tjera shënoi Musab Mala, që ka shutuar 3/4 për tre pikë sonte.
Te Vëllaznimi, Jericole Hellems dha 17 pikë, 4 asistime e 5 kërcime, kurse me nga 11 sosh ndeshjen e përfunduan Trey Anderson dhe Atik Koshi.
Fitorja, bën që Bora e parafundit në tabelë në pozitë të shtatë, të bëhet me bilanc 6-13 pas XIX xhirove në Superligë, kurse Vëllaznimi tash bëhet 10-9 dhe gjendet në pozitë të pestë të renditjes tabelare të Superligës.