Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT TRIUMFOJNË SI "MYSAFIRË" NË "MINATORI"

Trepça i kthehet fitores duke mposhtur Prizrenin

Fotot: KBTrepça/ fb

Trepça i kthehet fitores duke mposhtur Prizrenin


25 January, 2025 @22:23

Derisa Prizreni ka humbur ndeshjen e pest me radhë në kampionat, Trepça i është kthyer fitores me një lojë pak më të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes, faktikisht në çerek të fundit kur edhe arriti të bëj dallimin, 14-21, pasi që deri atëherë vendasit ende shpresonin dhe luanin fortë.

Në fund, kammpionja aktuale e Superligës fitoi me 16 pikë dallim, duke fituar ndeshjen 79-95 në një përballje që nisi me luftë për secilin top dhe vërehej angazhimi i të dy palëve për fitore.

Me nga 17 pikë te Trepça ndeshjen e kryen Drilon Hajrizi e Batin Tuna. Driloni bëri edhe 6 asistime e 4 kërcime në fitore, ndërsa 15 pikë i dha Larry Thomas duke shutuar 3/5 për tre pikë dhe 5 asistime në fitore. Dardan Kapiti u rikthye në ekip, ndërsa ndeshjen e parë pas lëndimit e kreu me double-double prej 12 pikësh e 10 kërcimesh.

TABELA AKTUALE

Katër lojtarë të pesëshes së parë të Prizrenit kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Edmond Kryeziu duke shënuar 23 pikë në ndeshjen që luajti pa asnjë sekond pushim, bashkë me Jordan Johnsonin që dha 22 pikë. Kryeziu shutoi 5/6 për tre pikë, duke treguar se “snajperi” i tij sonte ishte mirë i kalibruar.

Fitorja e mitrovicasve bën që ata të vazhdojnë ndjekjen e liderit Bashkimit. Trepça ka bilanc 13-6 dhe është e dyta në renditje pas XIX xhirosh në Superligë, derisa Prizreni është në 4-15, me 23 pikë dhe në fund të renditjes tabelare.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga