Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI VAZHDON ME FITORE

Lideri nuk gabon!

Foto: KBBashkimi/ fb

Lideri nuk gabon!


25 January, 2025 @23:05

Një start shumë i mirë i Bashkimit në çerek të parë të ndeshjes, 11-21, krijoi avantazh për të vazhduar më lehtë ndeshjen. E prizrenasit, sot të drejtuar nga trajneri i ri i ekipit Sasa Jankovic menaxhuan më pas duelin, falë lojës së mirë të Jay McKinnisit që ishte në fushë për 37 minuta dhe kreu duelin me double-double, për të fituar duelin, 60-70.

Ylli vs Bashkimi

McKinnis është duke treguar performancë të lartë, ndërsa bëri edhe 3 bllokada ndaj lojtarëve kundërshtarë, e pranoi 2! Me nga 10 pikë të shënuara ndeshjen e përfunduan Valon Bunjaku, Altin Morina dhe Mack Smith, që në fund mjaftuan për fitoren 14-të kampionale të Bashkimit!

TABELA AKTUALE

Trajneri i ri i Yllit, Ales Pipan, pas fitores në debutim si mysafir, mbeti pa fitore në shtëpi. 22 pikë të shënuara nga Malcolm Armstead, që shutoi 4/6 për tre pikë, bëri 3 asistime e 4 kërcime dhe 17 pikët e Gëzim Morinës bashkë me 2 asistime e 4 kërcime s’mjaftuan për më tepër. Si ekip, Ylli shutoi 35% saktë për dy, e 26% saktë për tre pikë, ku lojtarët tjerë nuk arritën të shënojnë dyshifror të pikëve, derisa dyshja e përmendur shënoi më tepër se gjysmën e pikëve të skuadrës!

Sasa Jankovic

Bashkimi lider, pas XIX xhirosh bën bilancin 14-5 dhe është i pari në renditje me 33 pikë në total. NDërkaq Ylli mbetet i gjashti, me bilanc 8-11 me 27 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga