Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE "ME FAT" E TREPÇËS

Trepça merr lidershipin me fitore në derbi ndaj Pejës

Trepça merr lidershipin me fitore në derbi ndaj Pejës


2 February, 2025 @21:02

Një minutë para fundit të ndeshjes rezultati ishte 67-66 në të mirë të Trepçës. Në sekondat në vazhdim, Peja kishte dy mundësi për të shënuar dhe nuk arriti! Rezultati mbeti i njëjtë edhe pas tentimit për tre pikë nga Arti Hajdari e pas dëshimit të mitrovicasve për të shënuar dhe topit të humbur, pejanët përsëri nuk arritën të shënojnë në sulmin e fundit, për të humbur ndeshjen e tretë me radhë dhe të dytën në sekondat e fundit për shkak të njëjtë në kampionat!

Trepça me këtë fitore rimori kreun e Superligës, pasi që në përballjen tjetër të ditës Bashkimi u mposhtë nga Prishtina. Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë shumë, mirëpo dallimi i pikëve të bëra në pjesë të parë u tregua vendimtar për ekipin e Adis Beciragicit në fund të ndeshjes.

Mikaile Tmusic shënoi 17 pikë në fitore, ndërsa shutoi 5/8 për tre pikë, duke bërë edhe 3 asistime e 4 kërcime. Me 14 pikë e 5 kërcime ndeshjen e kreu Drilon Hajrizi, ndërsa nga 7 pikë dhanë Samuel Hunter e Michael Myers.

TABELA AKTUALE

Peja që në pjesë të dytë bëri gjithçka për tu kthyer në lojë dhe fitoren e kishte në duar të saja, këtë nuk e arriti falë mos shënimit të pikëve në sekondat dhe sulmet vendimtare të ndeshjes.

Tre lojtarë dhanë nga 14 pikë për Pejën e Sebastjan Kresovecit në këtë disfatë. Amin Hot, Jonathan Galloëay dhe Tulio Da Silva shënuan secili nga 14, derisa Arti Hajdari dha 7 pikë.

Fitorja që bëri Trepçën lidere, e vendos kampionen në vend të parë me bilanc 14-6 pas XX xhirosh, kurse Pejës i neutralizohet bilanci me 10-10 duke mbyllë xhiron në pozitë të pestë!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga