VËLLAZNIMI I KTHEHET FITORES

Vëllaznimi mposhti Yllin me pjesë të dytë të fuqishme
2 February, 2025 @20:43
Vëllaznimi i është kthyer fitores pas disfatës nga Bora në kampionat, duke e mposhtur Yllin sonte në “Shani Nushi” me 22 pikë dallim, 92-70. Dallimi kryesor në ndeshje u bë në pjesë të dytë, veçanërisht në çerek të fundit, kur gjakovarët nuk i lanë asgjë rastësisë për të fituar duelin.
Arian Azemi me 24 pikë, 5 asistime e 6 kërcime ka qenë më i dalluari në fitore, ndërsa 23 pikë, 5 asistime e 4 kërcime i bëri Jericole Hellems. Nga 14 pikë në fitore i dhanë Trey Anderson dhe Jason Jitoboh, derisa Anderson kreu lojën me double-double duke bërë edhe 12 kërcime.
Ylli pas pjesës së parë nuk kishte përgjigje për lojën e vendasve dhe regjistroi humbjen e dytë me radhë, ndërsa me 18 pikë Jan Palokaj ka qenë më efikasi në ekip. Pos tij, vetëm edhe William Tavares ka shënuar pikë dyshifrore, 16!
Fitorja bën Vëllaznimin me bilanc 11-9, ndërsa Ylli i gjashti në tabelë është me 8-12.