Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XX

Tervell Beck (Prizreni) - MVP (20)

Foto: FBK

Tervell Beck (Prizreni) - MVP (20)


3 February, 2025 @14:06

Për herë të katërt këtë stinor një lojtar i Prizrenit bëhet MVP i xhiros nga FBK, ndërsa kësaj radhe rendi ishte te Tervell Beck, që erdhi në afatin kalimtar dimëror te ekipi bardhezi.

Me paraqitje shumë të mirë në duelin e mbrëmshëm ndaj Borës, të cilin Prizreni e fitoi, Beck është shpallë MVP i xhiros XX të Superligës, pasi që ka bërë 30 pikë, 5 asistime, 12 kërcime për të arritur indeksin e efiçencës në kuotën 43!

Beck ka regjistruar edhe 5 topa të rrëmbyer nga kundërshtari si dhe 1 bllokadë për të arritur këtë shifër, në përballjen e djeshme.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga