Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Prizreni këndellet me fitore ndaj Borës

Prizreni këndellet me fitore ndaj Borës


2 February, 2025 @20:41

Pas pesë humbjeve rresht në janar, Prizreni ka nisur mbarë muajin shkurt duke mposhtur Borën në duelin e parë të xhiros XX të Superligës sot në “Sezai Surroi”.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Arbnor Rifati kanë fituar ndeshjen derbi të pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit, duke fituar duelin me rezultat 101-82, për një fitore komode që erdhi pas çerekut të parë dhe të fundit të fortë nga vendasit.

TABELA AKTUALE

Jordan Johnson dhe Tervell Beck kanë shkëlqyer sonte, derisa dyshja kanë shënuar mbi gjysmën e pikëve të ekipit, ku i pari dha 31 e i dyti 30 pikë në fitore. Beck kreu ndeshjen me double-double, duke regjistruar edhe 12 kërcime në këtë fitore.

Bora përkundër mundit nuk ka arritur të bëj më shumë sonte, ndërsa koshashënuesit më të dalluar të ekipit kanë qenë Jetmir Zeqiri dhe Desmond Cambridge me nga 17 pikë të shënuara.

Me fitore, Prizreni përmirëson bilancin në 5-15, ndërsa gjendet në pozitën e tetë të renditjes, derisa Bora bëhet me 6-14 dhe është e shtata.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga