Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 20

KG: Trepça dënohet me 700 euro për xhiron XX

Foto: KBTrepça/ fb

KG: Trepça dënohet me 700 euro për xhiron XX


11 February, 2025 @11:11

FBK ka publikuar së fundi Informatorin Nr. 20 të Superligës, që përkon me regjistrimin e ndeshjeve të xhiros përkatëse në Superligë të basketbollit si dhe vërejtjet dhe dënimet që janë shqiptuar nga Komisioni i Garave.

Aty, është parë një dënim i vetëm i shqiptuar për ekipe dhe ajo është liderja Trepça, e cila është gjobitur me 700 euro. Ky dënim i është shqiptuar ekipit mitrovicas për shkelje të nenit 51.6 të PG-së. Trepça në këtë ndeshje mposhti Pejën, ngushtë 67-66.

Ky dënim ipet për: “Animi dhe sjellja josportive apo sharja në kor e shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve, lojtarëve, personave zyrtarë të ekipeve, personave zyrtarë të ndeshjes, policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj.”

Në këtë pjesë nuk ka dënime tjera për skuadra, nuk ka pasur as për lojtarë, por vetëm për trajnerin e Prizrenit, Arbnor Rifati, të cilit i është shqiptuar dënimi prej 300 eurove për gabim teknik.

Përndryshe, Trepça është lidere aktuale e Superligës me bilanc të njëjtë sikurse ndjekësi, Bashkimi, 14-6. Këto dy ekipe, janë edhe finaliste të Kupës së Kosovës. Kjo finale luhet nesër mbrëma.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga