BILETAT E FINALES!

Foto: FBK
Biletat e finales së Kupës: nga 750 për secilin ekip
7 February, 2025 @15:51
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se janë shtypur biletat për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërsa ato do të shiten nga ekipet që kanë siguruar finalen, Trepça dhe Bashkimi.
Sipas njoftimit të FBK-së, një biletë do të kushtojë 5 euro, ndërsa ato VIP do të shiten në çmim prej 15 eurosh për copë. Edhe VIP biletat i janë dorëzuar klubeve në fjalë.
Gjithashtu, është bërë i ditur edhe totali i biletave në dispozicion që do t’i kenë finalistët e Kupës, ku Trepça e Bashkimi do të posedojnë nga 750 sosh për shitje.
Kujtojmë, finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të luhet në Prishtinë, në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërkaq do të fillojë në ora 19:00 me datën 12 shkurt, që përkon me ditën e mërkurë.
Trepça ka arritur në finale të Kupës duke e eliminuar Prishtinën në gjysmëfinale, ndërkaq Bashkimi eliminoi Vëllaznimin. Mitrovicasit janë edhe mbrojtës aktual të trofeut.