Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TE DEBUTUESIT!

Bora largon turkun Şirin nga ekipi!

Foto: KBBora/ fb

Bora largon turkun Şirin nga ekipi!


15 February, 2025 @12:05

Skuadra e Borës ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me basketbollistin turk të ekipit të tyre, Gökhan Osman Şirin (lex. Gykhan Osman Shirin). Përmes një njoftimi të shkurtër ekipi prishtinas, që po debuton këtë stinor në Superligë ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me lojtarin në fjalë.

Şirin 35-vjeçar në pesë ndeshje të luajtura për Borën ka pasur mesatare prej 9.2 minutash aty. I njëjti ka shënuar mesatarisht 2 pikë për ndeshje, duke bërë 0.4 asistime për lojë dhe 2 kërcime për lojë. Alo-qendra 207 centimetërshe që ka bërë karrierë kryesisht në ligën e dytë të basketbollit turk, nuk arriti të ambientohet si duhet në ekipin e drejtuar aktualisht nga Danilo Rakocevic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga