PËRFORCIM I RI TE BORA

Bora zyrtarizon amerikanin Derrick Woods
15 February, 2025 @17:53
Aloja amerikane Derrick Woods është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit debutues në Superligë, Bora. Ekipi prishtinas që ditë më parë u nda nga turku Gokhan Osman Sirin, ka bërë të ditur pak më parë se ka shtuar në radhët e veta amerikanin 202 centimetra të gjatë.
Sa i përket basketbollistit në fjalë, ai këtë stinor ka luajtur në Kili të Amerikës Latine. Tërë janarin dhe pjesën e parë të muajit shkurt ishte atje, ndërsa në total për ekipin Ancud ai ka zhvilluar 28 ndeshje. Në kampionat ka pasur mesatare prej 15.3 minutash për ndeshje, 2.6 asistime dhe 8.4 kërcime.