Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI I FINALES

Finalja e kupës, Trepça dhe Bashkimi dënohen me mbi 2 mijë euro

Foto: FBK

Finalja e kupës, Trepça dhe Bashkimi dënohen me mbi 2 mijë euro


17 February, 2025 @16:38

Trepça gjatë mesjavës së kaluar fitoi finalen e Kupës së Kosovës dhe nisi vitin 2025 me trofe. Mitrovicasit mposhtën Bashkimin në një finale të barabartë për tre çerekët e parë të saj. Ekipi kampion i Kosovës bëri dallimin në çerekun e fundit, kur siguroi fitoren ndaj Bashkimit për tu stolisur me të artën dhe trofeun e madh të Kupës.

Ndërkaq, Informatori Nr. 5 i Kupës së Kosovës që përkon me ndeshjen finale ka bërë të ditur se Trepça dhe Bashkimi në total janë dënuar me mbi dy mijë euro gjoba!

SKEMA E KUPËS

Trepça ka marrë dënim prej 700 euro, për shkak të nenit 51.6. Ky nen dënon për anim dhe sjellje josportive, sharje në kor të shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve, etj.

Bashkimi në anën tjetër është dënuar në total me 1 mijë e 900 euro. 700-shja shkon për nenin 51.6, ndërsa të tjerat janë dhënë sipas nenit 51.4 që dënon për hedhje të gjësendeve që mund të shkaktojnë lëndime të lehta dhe 51.11 që dënon me 700 euro për hedhje/ndezje të mjeteve piroteknike në tribuna, parket.

Këto janë dënimet e shqiptuara për ekipet, ndërsa nga akterët në fushë të lojës janë dënuar për gabime teknike lojtari i Trepçës, Michael Green me 50 euro dhe trajneri i Bashkimit, Sasa Jankovic, me 150 euro.

Këto dy skuadra, pas XX xhirove të para të Superligës janë edhe kryesuese të elitës së basketbollit, me bilanc të njëjtë - nga 14 fitore e 6 humbje. Stinori i rregullt përfundon pas XXVIII xhirosh.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga