Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA PËRFUNDIMTARE PËR NDESHJE

Choulet vendos për 12-shen ndaj azerëve

Fotot: FBK

Choulet vendos për 12-shen ndaj azerëve


20 February, 2025 @11:53

Selektori i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet ka vendosur për 12-shen e lojtarëve që do të kenë të drejtë të dalin në përballje ndaj Azerbajxhanit sonte.

Ndeshja Kosova-Azerbajxhani luhet me fillim prej orës 19:30 në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë, ndërsa është e vlefshme për ciklin parakualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Kosova duhet të shënojë fitore patjetër në këtë duel për të mbajtur gjallë shpresat para ndeshjes së fundit që e luan ndaj Zvicrës. Ekipi i “Dardanëve” do të duhet të tregojë gjithçka ashtu që të arrijë fitoren, derisa në përballjen e parë ndaj azerëve ka humbur.

12-shja finale e Choulet:

Divine Myles,
Valon Bunjaku,
Musab Mala,
Dardan Berisha,
Drilon Hajrizi,
Muhamedali Janjeva,
Mikaile Tmusic,
Arian Callakaj,
Rron Ukaj,
Dardan Kapiti,
Gëzim Morina dhe
Lis Shoshi.

Selektor: Jean-Denys Choulet; Ndihmës: Bujar Loci, Andin Rashica.

Nga lista preliminare, për këtë ndeshje jashtë ftesave për lojë me Azerbajxhanin kanë mbetur Meriton Ismaili dhe Jon Ismajli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga