Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA CIKLIT TË FUNDIT TË STINORIT!

Jordan Davis, përforcim te Prishtina

Jordan Davis, përforcim te Prishtina


26 February, 2025 @15:57

Basketbollisti amerikan Jordan Davis është përforcimi i fundit i Prishtinës! Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë bërë të ditur pak më parë se kanë siguruar shërbimet e lojtarit, me të cilin mëtojnë të çojnë marrëveshjen deri në fund të stinorit.

Davis 192-centimetra i gjatë luan në pozitat 1-2, ndërsa dallohet për shutin e tij. Ai këtë stinor ka luajtur në dy ekipe të ndryshme deri tash, kurse me Prishtinën bëhet me ekipin e tretë këtë stinor.

Amerikani 32-vjeçar ka luajtur për Rio Breoganin në Spanjë, si dhe për Promitheasin e Greqisë. Mesataraja e tij e pikëve me ekipin grek ka qenë 11.5 poena për ndeshje, pastaj 2.7 asistime dhe 2.5 kërcime. Me ekipin grek ka pasur edhe dy paraqitje në Basketball Champions League ku mesatarisht ka dhënë 14 pikë, në duele ndaj AEK dhe Wurzburgut (fund-janar dhe fillim-shkurt).

Prishtina, që është rekord-kampione e Kosovës, nuk është mposhtur ende në Superligë qysh ka filluar viti 2025. Ata janë në super-formë me 7 fitore në 7 ndeshjet e luajtura të këtij viti, ndërsa bilancin aktual në Superligë e kanë 13-8, duke qëndruar në pozitë të tretë të tabelës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga