Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË KOSOVË, POR NË QYTET TJETËR

Ylli zyrtarizon Derrick Wilsonin

Ylli zyrtarizon Derrick Wilsonin


25 February, 2025 @23:57

Ish basketbollisti i Prishtinës, Derrick Wilson, është zyrtarizuar të martën mbrëma si lojtar i ri i Golden Eagle Yllit. Ekipi suharekas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, duke nënshkruar me atë deri në fund të këtij stinori.

Playmakeri i dalluar 187-centimetra i gjatë dhe 33 vjeçar që në dy stinorët e kaluar mbrojti ngjyrat e Prishtinës tash e tutje i rikthehet Superligës, por me fanellën e “energjikëve” të Suharekës, që drejtohen nga trajneri slloven, Aleš Pipan.

Derrick Wilson @ Ylli

Të mërkurën e 26 shkurtit, Ylli është nikoqir i Prizrenit në ndeshjet e mbetura të xhiros XXI të Superligës, ndërsa pritet të shihet rezultati i kësaj përballjeje që është me rëndësi për të dyja palët.

Pas XX xhirosh, Ylli është i gjashti momentalisht në renditje me bilanc 8-12, kurse Prizreni i fundit (i dhjeti) me bilanc 5-15.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga