KOMPLETOHET EKIPI!

Darryl Morsell përforcimi i fundit i huaj te Peja për këtë stinor
23 February, 2025 @23:53
Basketbollisti amerikan, Darryl Morsell është zyrtarizuar të dielën mbrëma si lojtar i ri i Pejës. Ekipi nga “Karagaçi” pas sigurimit të shërbimeve të Marques Townes në fillim të këtij muaji, ka bërë të ditur se me Morsellin ekipi tashmë është kompletuar dhe me lojtarët në dispozicion trajneri Sebastjan Kresovec do të punojë deri në fund të këtij stinori.
Morsell është 26 vjeçar dhe është i gjatë 196 centimetra. Ai luan në pozitën e shooting-guard (2), ndërsa sipas faqeve që mbajnë të dhënat statistikore të lojtarëve në botë, së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit izraelit Kiryat Ata, ku këtë stinor ka dy ndeshje të regjistruara!
Morsell përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e NCAA me ekipin Maryland Terrapins, pastaj Marquette Golden Eagles. Ka luajtur në USA-2 me Salt Lake City Stars (2022/23), pastaj Raports 905 (2023/24) mdërsa para se të kalojë në ligën izraelite, luajti për Mets Guaynabo të Portorikos.
Peja në XX xhirot e para të stinorit ka bilanc 10-10 dhe është në pozitën e pestë të tabelës aktualisht. Superliga ka pushuar për rreth një muaj për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve. Në javën para nesh, Superliga vazhdon.