BASHKIMI IA BËN 2-1 PEJËS

Bashkimi merr kreun duke mposhtur Pejën
26 February, 2025 @23:10
Bashkimi është lider i Superligës! Prizrenasit me një paraqitje tepër të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes 38-59, kanë shkrirë epërsinë e pejanëve nga pjesa e parë dhe kanë fituar ndeshjen 72-87.
Me këtë fitore, Bashkimi pos që ka marrë kreun e Superligës (së paku për 24 orë) kanë marrë edhe avantazhin në duele të ndërsjella ndaj Pejës, 2-1, duke shënuar dy herë fitore si mysafir në “Karagaç” në kuadër të kampionatit.
Mack Smith me 19 pikë ka qenë më efikasi te Bashkimi, ndërsa 15 pikë i ka dhënë debutuesi Dirk Williams! Me 11 pikë ndeshjen e përfunduan Samir Zekiqi dhe Lejson Zeqiri.
Te Peja, lojtari i ri i ekipit Marques Towns ishte koshashënuesi më i mirë, jo vetëm i verdhezinjëve, duke dhënë 24 pikë në debutim. 15 pikë shënoi Arti Hajdari, kurse 14 të tjera dha Tristan Ikpe.
Pas fitores së sontme Bashkimi ka bilanc 15-6 dhe është në vend të parë, ndërsa Peja me bilanc 10-11 është në vendin e pestë.
Peja - Bashkimi 72-87