LITUANEZI TE PEJA

Benas Griciunas - përforcim tjetër i Pejës
27 February, 2025 @0:19
Peja ka bërë edhe një përforcim para fundit të afatit kalimtar dimëror, ndërsa ekipi verdhezi nga “Karagaçi” ka shtuar në radhët e veta qendrën lituaneze Benas Griciunas.
Lojtari në fjalë është 30-vjeçar dhe ka përvojë në basketbollin evropian, por edhe atë tejoqeanik duke qenë se ka luajtur në NCAA. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Lituanisë U-20.
Pas kthimit nga SHBA, ai për gjashtë stinorë ka luajtur në ligën e vendit të tij (Siauliai, Neptunas dhe Lietkabelis), pastaj në elitën polake për Start Lublin dhe Czarni Slupsk, para se të shkojë në Gjermani te Rasta Vechta.
Benas Griciunas ka lindur më 27 korrik 1994. Ai luan në pozitën qendër dhe është i gjatë 210-centimetra. Në ciklin e fundit të Superligës, do të mbrojë ngjyrat e Pejës.
Griciunas së fundi ka qenë pjesë e Bundesligës gjermane, ndërsa ka luajtur për ekipin Vechta, me të cilin ka marrë pjesë edhe në Basketball Champions League.
Qendra lituaneze ka pasur mesatare prej 1.6 pikëve, 0.2 asistimeve dhe 1.6 kërcimeve në mesatarisht 8 minuta lojë sa ka luajtur në BBL të Gjermanisë.