Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN VENDIMI! KAMPIONI FITON NË TAVOLINË

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

Foto: FCBallkani/ fb

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74


28 February, 2025 @15:12

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, ka siguruar një fitore në tavolinë! Dueli i kryer baras ndaj Feronikelit’74 në fundjavën që e lamë pas është regjistruar sot 3-0 në të mirë të suharekasve të drejtuar nga Orges Shehi, pasi që ekipi kampion bëri ankesë për paraqitjen e parregullt të lojtarit të mysafirëve dhe kjo u aprovua si e bazuar nga KG.

Pas verifikimit, KG ka parë që Lavdim Zumberi është aktivizuar pa të drejtë te Feronikeli’74. Kjo pasi që te sistemi i transfereve të lojtarëve të FIFAs, TMS (Transfer Matching System) Zumberi figuron si lotar i FC Badenit në Zvicër!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Për këtë arsye, bazuar në rregulloren dhe nenin përkatës që thotë “një lojtar mund të jetë i regjistruar vetëm për një klub në të njëjtën kohë.” ndeshja e përfunduar Ballkani - Feronikeli’74 1-1, është regjistruar tash me rezultat zyrtar Ballkani - Feronikeli’74 3-0!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga