DIMËROJNË NË KRYE
KH Prizreni, lider vjeshtor i Ligës së Parë
27 November, 2024 @11:11
Ndonëse kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar, KH Prizreni do të dimërojë në pozitën e parë të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadra prizrenase ka treguar formën më të mirë në vjeshtë. Në shtatë ndeshje ka mbledhur 13 pikë. Ka gjashtë fitore e një barazim.
Në kuadër të xhiros së shtatë Prizreni fitoi 37:32 ndaj Istogut. Në xhiron e gjashtë barazoi 30:30 me Dritën e Gjilanit, ndërsa më parë ka shënuar fitore ndaj Ulpianës, Deçanit, Drenicës e Vëllaznimit.
Golashënues më i mirë i ekipit të KH Prizrenit është Ylli Morina me 47 gola gjatë pjesës së parë të stinorit, ndërsa ndiqet nga Andi Krasniqi me 42 të shënuara. Golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë aktualisht është Landrit Mustafi i Dritës.
TABELA AKTUALE
1. Prizreni 13p. (7 ndeshje)
2. Drita 7p. (5 ndeshje)
3. Deçani 6p. (5 ndeshje)
4. Vëllaznimi 3p. (4 ndeshje)
5. Istogu 3p. (6 ndeshje)
6. Drenica 0p. (2 ndeshje)
7. Ulpiana 0p. (3 ndeshje).