Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË START!

Prizreni e nis stinorin me fitore ndaj Vëllaznimit

Prizreni e nis stinorin me fitore ndaj Vëllaznimit


29 September, 2024 @15:02

Sot është luajtur ndeshja e xhiros së parë të stinorit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll, ndërsa KH Prizreni ka shënuar fitore në derbi ndaj KH Vëllaznimit me rezultat 30-24.

Ylli Morina me 8 gola ka qenë më efikasi te prizrenasit, ndërsa me 7 gola është dalluar Ardit Dema. Te Vëllaznimi Rron Bunjaku ka dhënë 7 gola e Adis Vula ka shënuar 5 sosh.

Kështu, Prizreni e nis stinorin e ri me fitore, ndërsa në duelet tjera të xhiros takohen: sot: Ulpiana-Drita 20-63,  nesër: Samadrexha-Istogu dhe Drenica-Deçani.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga