Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCA - KAMPIONE E EVROPËS!

Pas vazhdimeve, Franca bëhet kampione e Evropës duke mposhtur Danimarkën

Fotot: EHF-Euro

Pas vazhdimeve, Franca bëhet kampione e Evropës duke mposhtur Danimarkën


28 January, 2024 @23:03

Franca është fituese e EURO 2024 në hendboll, pasi që mposhti Danimarkën në një finale të fortë dhe atraktive, së cilës iu deshën edhe vazhdimet për të përcaktuar fituesin. Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 27-27, njëjtë edhe pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar me barazim 14-14.

Superdueli final solli luftë në secilën pjesë të fushës së lojës, ndërsa Franca barazoi në fund për të çuar ndeshjen në vazhdime. E aty, Yanis Lenne shënoi golin e fundit të ekipit të tij për të siguruar fitoren me 33-31.

Fabregas

Golashënuesi më i mirë i Francës në finale ka qenë Ludovic Fabregas me 8 të shënuara, ndërsa 5 të tjera i dha Nedim Remili. Te danezët nuk mjaftuan 8 golat e Mikkel Hansenit legjendar, bashkë me 8 të tjera nga Mathias Gidsel. Finalja mblodhi në palestër mbi 20 mijë shikues në Köln, ndërsa Franca fitoi titullin e parë të EUROs që prej vitit 2014 kur njëjtë kishin mposhtur Danimarkën në finale.

Hansen

EURO-ja e radhës luhet në Skandinavi, ku Danimarka, Norvegjia e Suedia janë nikoqire të EURO 2026. 

Ky ka qenë titulli i katër evropian për Francën në histori të EUROs, ndërsa përmbi ta është vetëm Suedia që ka pesë tituj. Danimarka, Spanja e Gjermania janë me nga dy tituj në renditjen e fituesve të EUROs.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga