Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAUREATËT 2023

Egzon Gjuka e Albina Rugova - më të mirët e vitit 2023 në hendboll

Foto: FHK

Egzon Gjuka e Albina Rugova - më të mirët e vitit 2023 në hendboll


Teksti: FHK

23 January, 2024 @11:22

Ceremonia “Laureatët 2023” është mbajtur të hënën mbrëma në Hotel International Prishtina. Në praninë e drejtuesve sportivë, përfaqësuesve të MKRS-së dhe të KOK-ut, si dhe personaliteteve të shumta të hendbollit, fillimisht me një fjalë rasti është paraqitur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Ai e ka cilësuar vitin 2023 si vit të hendbollit, për shkak të sukseseve të shumta të arritura. Saraçini ka folur edhe për planet e synimet për vitin 2024.

Më pas ka nisur ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve.

Hendbollisti më i mirë u shpall Egzon Gjuka, që ka udhëhequr Besa Famgasin drejt titullit të kampionit. Në vjeshtë Gjuka u paraqit për Rahovecin dhe atë me sukses të plotë.

Ndërkohë Albina Rugova u shpall hendbollistja më e mirë e vitit 2023. Rugova e udhëhoqi Istogun drejt tre trofeve, ndërsa është shquar edhe me paraqitje në Kombëtare, njëjtë si Gjuka.

Haris Berisha e Mirela Gjikokaj janë shpallur më të dalluarit e Kombëtareve të Kosovës.

Te hendbollistët, në shtatëshen më të mirë kanë zënë vend: Arbër Curri, Lulzim Shabani, Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Rron Ramadani, Arbios Mushkolaj e Enis Kuleta. Shtatëshja e vitit është vendosur me vota të trajnerëve të skuadrave të Superligës.

Rron Ramadani u shpall edhe lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa golashënuesi më i mirë (me 227 gola) ishte Festim Mustafa.

Te hendbollistet shtatëshen më të mirë e përbëjnë: Teninke Kaba, Albina Rugova, Tainara Luna Goncalves, Lorena Matarova, Arona Krasniqi, Natalija Milatoviq, Arlinda Dinarica. Simone Keita është lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Imeraj golashënuesja më e mirë (me 196 gola).

Klubet më të mira janë shpallur Besa Famgas e Istogu, ndërsa trajnerët më të mirë Taib Kabashi e Faruk Shala. Genc dhe Getoar Bujupi janë gjyqtarët më të mirë të vitit 2023.

Gjatë ceremonisë janë ndarë edhe shumë mirënjohje e shpërblime të tjera.

Shpresat e vitit (vajzat):

Jonesa Bajrami   (KHF Shqiponja)

Shijesa Zeneli   (KHF Ferizaj)

Anisa Rashica   (KHF Vushtrria)

Albina Pllana     (KHF Prishtina)

Elisa Krasniqi     (KHF Samadrexha)

Elsa Shala         (KHF Istogu)

Dineta Halili     (KHF Ulpiana)

Shpresat e vitit (djemtë)

Jon Gashi         (KH Besa Famgas)

Përparim Kuçi   (KH Deçani)

Rron Bunjaku   (KH Vëllaznimi)

Muhamed Halili (KH Vushtrria)

Butrint Miftari   (KH Trepça)

Albios Beqiraj   (KH Istogu)

Lis Xhemajli     (KH Prishtina)

Punëtor Sportiv i vitit 2023

Avni Duraku (KHF Vjosa)

Gjyqtarët e vitit 2023

Genc dhe Getoar Bujupi

Gjyqtaret me perspektivë

Dorentina Qufaj dhe Ardiana Imeraj

Mirënjohje për prezantim ndërkombëtar

Eshref Beqiri

Trajnerë të vitit

Faruk Shala (KHF Istogu)

Taib Kabashi (KH Trepça)

Klubet e vitit 2023

KHF Istogu

KH Besa Famgas

KH Besa Famgas (Juniorët)

KHF Shqiponja   (Kadetet)

KH Besa Famgas (Kadetët)

KHF Shqiponja   (Pionieret)

KH Deçani         (Pionierët)

KH Deçani         (Fatosat)

Përbërja më e mirë (hendbollistet)

Teninke Kaba (KHF Ferizaj) – Portierja më e mirë e vitit 2023

Albina Rugova (KHF Istogu) –  Aloja e majtë më e mirë e vitit 2023

Tainara Luna Goncalves (KHF Istogu) – Fundorja e majtë më e mirë e vitit 2023

Lorena Matarova (KHF Ferizaj) – Qendra më e mirë e vitit 2023

Arona Krasniqi (KHF Prishtina) – Lojtarja e vijës më e mirë e vitit 2023

Natalija Milatoviq (KHF Istogu) – Fundorja e djathtë më e mirë e vitit 2023

Arlinda Dinarica (KHF Istogu) – Aloja e djathtë më e mirë e vitit 2023

Simone Keita (KHF Ferizaj) – Hendbollistja më e mirë në mbrojtje e vitit 2023

Arjeta Imeraj (KHF Jusuf Gërvalla) – Golashënuesja më e mirë e vitit 2023 (196 gola)

Përbërja më e mirë (hendbollistët)

Arbër Curri (KH Rahoveci) – Portieri më i mirë i vitit 2023

Lulzim Shabani (KH Trepça) – Aloja e majtë më e mirë e vitit 2023

Jon Muqolli (KH Rahoveci) – Fundori i majtë më i mirë i vitit 2023

Egzon Gjuka (KH Rahoveci) – Qendra më e mirë e vitit 2023

Rron Ramadani (KH Kastrioti) – Lojtari i vijës më i mirë i vitit 2023

Arbios Mushkolaj (KH Besa Famgas) – Fundori i djathtë më i mirë i vitit 2023

Enis Kuleta (KH Prishtina) – Aloja e djathtë më e mirë e vitit 2023

Rron Ramadani (KH Kastrioti) – Hendbollisti më i mirë në mbrojtje në vitin 2023

Festim Mustafa (KH Kastrioti) – Golashënuesi më i mirë në vitin 2023 (227 gola)

Lojtarja më e dalluar e Kombëtares A

Mirela Gjikokaj

Lojtari më i dalluar i Kombëtares A

Haris Berisha

Hendbollistja më e mirë e vitit 2023

Albina Rugova

Hendbollisti më i mirë i vitit 2023

Egzon Gjuka


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga