Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBI 53 MIJË SHIKUES!

Rekord botëror në hendboll!

Foto: EHF

Rekord botëror në hendboll!


11 January, 2024 @13:44

Dje ka filluar Kampionati Evropian në hendboll, ndërsa Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur se në ndeshjen hapëse ku Gjermania luajti ndaj Zvicrës është regjistruar numri rekord botëror i shikuesve në një ndeshje hendbolli.

Mbi 53 mijë shikues ishin në ndeshje, ku EHF raportoi se saktësisht 53 mijë e 586 shikues kishin hyrë në stadiumin “Merkur Spiel Arena” të Düsseldorfit.

Gjermania që është nikoqire e evropianit që mbahet prej 10 deri më 28 janar, ka mposhtur në ndeshjen hapëse Zvicrën bindshëm 27-14, ndërsa në hapje ka qenë edhe presidenti i këtij vendi, Frank-Walter Steinmeier.

Në ndeshjen tjetërë të Grupit A Franca mposhti Maqedoninë Veriore me 10 gola dallim, 39-29.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga