Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E VRESHTARËVE!

Rahoveci ia shkakton Besës humbjen e parë kampionale pas 5 vitesh!

Foto: KHRahoveci/ fb

Rahoveci ia shkakton Besës humbjen e parë kampionale pas 5 vitesh!


Teksti: FHK

10 November, 2023 @9:19

Rahoveci e ka fituar superderbin me Besa Famgasin. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec skuadra vendase fitoi me rezultat 34:33.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e fortë dhe shumë dramatike. 23 sekonda para fundit, Mursel Mehmeti ndali penallti të vendasve. Pejanët kishin aksionin e fundit, por nuk e shfrytëzuan. Në përfundim, Nikola Prce goditi shtyllën dhe rezultati mbeti 34:33.

Rahoveci vs. Besa

Besa Famgasi, që ka dominuar hendbollin kosovar për më shumëse një dekadë, ka pësuar humbjen e parë kampionale pas pesë vjetësh.

Rahoveci ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra pejane ishte njëherë para në rezultat në pjesën e parë të takimit. Rahoveci ka vetëm fitore këtë edicion dhe ka dëshmuar se ka pretendime të mëdha këtë edicion. Por edhe Besa Famgasi ka dëshmuar se ka cilësi për të luftuar për trofe dhe për ta vazhduar dominimin.Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së katërt. Kishte edhe tensione në loë, kur tifozët vendas u fjalosën me lojtarët e ekipit pejan. Besa Famgas u tërhoq për në dhomat e zhveshjes, por u rikthye për ta vazhduar lojën.

Igor Radojeviq ishte më efikasi te Rahoveci me 9 gola. 7 i kishte pivoti Jeton Bislimi. Te Besa Famgas, Igor Chiesliov i shënoi 7 gola, derisa 6 i realizoi Arbios Mushkolaj.

TABELA AKTUALE:

1. Rahoveci 12p.
2. Trepça 10p.
3. Kastrioti 8p.
4. Besa Famgas 8p.
5. Prishtina 8p.
6. Deçani 4p.
7. Vëllaznimi 2p.
8. Vushtrria 2p.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga