Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KH RAHOVECI URON MAESTRON

Verim Zherka, trajneri që shkroi historinë me KH Rahoveci

Verim Zherka, trajneri që shkroi historinë me KH Rahoveci


30 May, 2024 @11:23

Trajneri i njohur kosovar Verim Zherka ka arritur që duke drejtuar KH Rahovecin të bëhet kampion i Kosovës me këtë ekip. Suksesi historik i klubit të “vreshtarëve” ka bërë që Zherka të shfaqë modestinë e tij të madhe për të cilën njihet, derisa ka thënë: “Falemnderit lojtarëve të mi që ma dhanë këtë kënaqësi.”

Edhe KH Rahoveci përmes një postimi në llogarinë e klubit në Facebook ka falenderuar shumë Zherkën për kontributin e madh të tij, ndërsa ka shtuar se pikërisht lojtarët janë ata që e dinë më së miri kontributin e madh dhënë nga trajneri në këtë ecuri.

“Falemnderit maestro që na mundësove këtë emocion. Le të jetë ky vetëm fillimi,” ka shkruar ndër të tjera KH Rahoveci në shkrimin falenderues për trajnerin e tyre.

Kujtojmë, KH Rahoveci pas një ri-organizimi të suksesshëm ka arritur t’i bëj konkurrencë Besa Famgasit dhe t’i mposhtë ata në finale të playoffit për ta fituar titullin e parë të kampionit në histori të klubit. Besa Famgas, superfuqi e hendbollit të Kosovës para këtij stinori vinte me dhjetë tituj rresht të fituar në dekadën e fundit, ndërsa në total ka 19 tituj kampioni!

E Rahoveci nën dirigjimin e Zherkës ka arritur që të ndalë “gazin” e Besës.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga