Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Mobilizimi për KH Vëllaznimin vazhdon, në ndihmë edhe KF e KB Vëllaznimi

Mobilizimi për KH Vëllaznimin vazhdon, në ndihmë edhe KF e KB Vëllaznimi


15 March, 2024 @9:12

Pas lajmit që KH Vëllaznimi ka vendosur të tërhiqet nga garat për shkak të probleme të vazhdueshme financiare, në Gjakovë ka filluar mobilizimi për mbledhjen e mjeteve financiare në shpëtim të KH Vëllaznimit.

Bizense të ndryshme private si dhe individë të ndryshëm kanë filluar të kontribuojnë me mjete financiare për klubin, ndërsa nismës iu kanë bashkangjitur edhe dy klubet e tjera të qytetit, KB Vëllaznimi e KF Vëllaznimi.

Në ndeshjen që KB Vëllaznimi e luan këtë fundjavë ndaj Trepçës këtë fundjavë, një pjesë e shumës së biletave të paguara nga të pranishmit në sallë do të shkojë për KH Vëllaznimin.

FBK SUPERLIGA - NDESHJET E XHIROS

Gjithashtu, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe KF Vëllaznimi. Një pjesë e shumës nga biletat e paguara në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Drenicës këtë fundjavë, do të shkojë në ndihmë të KH Vëllaznimit.

FFK LIGA E PARË - NDESHJET E XHIROS

Kujtojmë që KH Vëllaznimi është klubi i parë senior te meshkujt që e ka përfaqësuar Gjakovën në garat ndërkombëtare, ndërsa tash rrezikon shuarjen.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga