AKIL GJAKOVA

Akil Gjakova siguron medalje, arrin në finale të Kampionatit Evropian
17 April, 2021 @15:29
Xhudisti ynë, Akil Gjakova, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në kategorinë deri në 73 kg.
Gjakova këtë sukses e arriti pasi e mposhti me Ippon kundërshtarin nga Zvicra, Nils Stump.
Akili në finale do të luajë përballë xhudistit nga Izraeli Tohar Butbul.
Kjo është hera e parë që Akili do të stoliset me medalje në një Kampionat Evropian në konkurrencë të seniorëve.
Fantastik! Me këtë Ippon Akil Gjakova u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian në xhudo.
— TopSporti (@topsportinews) April 17, 2021
Forca Akil, na fito të artën!pic.twitter.com/dyiSA3LXue