MUNDJE

Egzon Shala e përfundon herët Kampionatin Evropian
20 April, 2021 @15:40
Mundësi ynë me normë olimpike Tokio 2020, Egzon Shala, ka garuar sot në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Shala pësoi humbje që në luftën e parë nga polaku, Kamil Tomasz Kosciolek. Ai u mposht në ndeshjen që dërgonte në cerekfinale në disiplinën stil i lirë të kategorisë deri në 125 kg.
Për Shalën kjo ishte gara e parë pas më shumë se një viti e gjysmë pa gara.