HENDBOLL

Foto: KH Trepça
KH Trepça zyrtarizon dy përforcime
18 January, 2022 @16:33
Gjatë ditës së sotme, klubi i hendbollit Trepça ka sjellur në radhët në saj dy përforcime.
Bëhet fjalë për hendbollistët Behar Terziqi dhe Muhamet Dubovci, të cilët që nga sot janë pjesë e KH Trepçës.
Terziqi luan në rolin e portierit, kurse Dubovci njihet si lojtar qendror në sportin e hendbollit.
Kujtojmë që KH Trepça stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e dytë në renditje, pra po kalon një sezon mjaft të mirë.