ATLETICO MADRID SHFRYTËZON RASTIN

Forma jo e mirë e Realit, Atletico bëhet lidere!
1 March, 2025 @23:59
Një e shtunë jo e pritur në LaLiga të Spanjës, kur nga tri ekipet që po luftojnë për titull kampioni dy nga Madridi luajtën ndeshjet e tyre. Forma jo e mirë e Real Madridit vazhdoi, derisa pësuan nga Real Betisi 2-1 dhe atë me përmbysje!
Ekipi i Carlo Ancelottit me rezultatin e sontëm mbeti me një fitore të vetme në pesë ndeshjet e fundit në LaLiga, e këtë rast për të dalë në krye të renditjes nuk e çoi poshtë rivali lokal Atletico Madrid.
Rojiblancot e drejtuar tashmë mbi një dekadë nga Diego Simenoi falë golit të sulmuesit në formë të tyre, të ardhur këtë verë, Jualian Alvarez, mposhtën Athletic Bilbaon dhe morrën kreun e tabelës me fitore minimale sonte, 1-0!
Barcelona, skuadra tjetër që po lufton për titull luan të dielën mbrëma ndaj Real Sociedadit dhe do të kërkojë fitore për të dalë në krye të tabelës. Aktualisht, Atleticoja ka 56 pikë, Reali 54 dhe po aq Barcelona. Një luftë shumë e ashpër dhe me kthesa të mëdha po zhvillohet këtë stinor në Spanjë për titull kampioni, ndërsa pritet të shihet rezultati i së dielës mbrëma i Barcelonës për të shikuar si do të vazhdojnë betejat për titull deri në fund të stinorit.