SUPERCOPA DE ESPAÑA
Real Madrid - Barcelona, 11-shet e mundshme të finales së Superkupës
12 January, 2025 @12:53
Pas fitoreve në kuadër të gjysmëfinaleve, sonte me fillim prej orës 20:00, Real Madridi dhe Barcelona takohen në luftën direkte për trofeun e parë të vitit 2025.
Në stadiumin “King Abdullah Sports City” të Jeddahut në Arabinë Saudite, do të ngritet trofeu, për të cilin Carlo Ancelotti dhe Hansi Flick me ekipet tyre përballen pas fitoreve ndaj Mallorcës dhe Athletic Bilbaos, përkatësisht, në kuadër të gjysmëfinaleve.
Ndërkaq, mediat spanjolle veçse kanë dalë me 11-shet potenciale të trajnerëve, me lojtarët që pritet të nisin ndeshjen.
11-shet POTENCIALE TË FINALES:
REAL MADRID (4-2-3-1): Courtois; Rudiger, Tchouameni, Lucas, Mendy; Valverde, Camavinga; Bellingham, Rodrygo, Vinicius; Mbappe.
BARCELONA (4-3-3): Szczesny; Cubarsi, Inigo Martinez, Kounde, Balde; Casado, Pedri, Gavi; Raphinha, Yamal, Lewandowski.
Gjyqtar kryesor i ndeeshjes do të jetë Gil Manzano, ndërsa kryesori në VAR do të jetë, Iglesias Villanueva.
Barcelona më 8 janar mposhti Athletic Bilbaon 2-0, me anë të golave të shënuara nga Gavi (17’) dhe Yamal (52’), kurse Real Madridi të nesërmën kaloi Mallorcën me 3-0, përmes golave të Bellingham (63’), Valjent (90’ag.) dhe Rodrygo (90’).
Sa i përket të gjitha ndeshjeve, Real Madrid në pesë duelet e fundit në të gjitha garat ka pesë fitore, ndërkaq Barcelona ka tre fitore e dy humbje në pesë ndeshjet e fundit të saja në të gjitha garat.