FIFA INTERNATIONAL CUP
Reali kryen detyrën, fiton FIFA International Cup
18 December, 2024 @19:52
Pa befasi, Real Madridi është shpallur fitues i FIFA International Cup për vitin 2024.
Në ndeshjen finale ndaj skuadrës meksikane Pachuca, Reali fitoi sonte 3-0.
Epërsia fillestare erdhi nga goli i francezit Kylian Mbappe në minutën e 37’ e për 2-0 shënoi braziliani Rodrygo (53’).
Pak para fundit, Vinicius Junior e gjeti golin e tretë nga pika e bardhë (84’) dhe me këtë gol ndeshja u mbyll me fitore bindëse të klubit më të madh në Botë.
Ky ishte trofeu i 15 i fituar nga Carlo Ancelotti si kryetrajner i Real Madridit, që e bën atë trajnerin më të trofeshëm në historinë e skuadrës nga kryeqyteti spanjoll.