Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - BARCELONA, MË 26 TETOR

Konfirmohet termini i El Clasicos

Konfirmohet termini i El Clasicos


25 September, 2024 @0:08

El Clasicoja e parë e stinorit të ri në LaLiga tashmë ka mësuar terminin e saktë të ndeshjes. Përballja që do të luhet në “Santiago Bernabeu” pas një muaji, saktësisht më 26 tetor 2024 të shtunën, do të nis prej orës 21:00.

Njoftimin e kanë bërë të ditur Real Madridi si vendas por edhe Barcelona mysafire. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë këtë stinor nga fillimi dhe deri në muajin e radhës, kur të afrohet ndeshja mbetet të shihet se sa pikë do të kenë dallim, apo jo, në tabelë dhe sa do të jetë përcaktuese El Clasicoja për renditjen tabelare.

Sa i përket shtatë xhirove të para të stinorit, Barcelona është lidere e LaLigas me 18 pikë maksimale nga gjashtë ndeshje të luajtura, ndërsa Real Madridi është i dyti me një pikë më pak dhe me shtatë ndeshje të luajtura.

Gjithashtu, prej anës madrilene pritet të shihet debuimi i Kylian Mbappes në El Clasico, derisa te katalonasit pritet të shihet nëse do të arrijë të kthehet i lënduari Dani Olmo, transfere këto që erdhën këtë verë te klubet më të mëdha të Spanjës.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga