Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KYLIAN MBAPPE

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit


16 July, 2024 @12:58

Santiago Bernabeu është gati i plotë, ndërsa Real Madrid - rekord-kampioni i Evropës në futboll në gara të klubeve, është duke e prezantuar ardhjen e re.

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, në këto momente po prezantohet si sulmues i ri i ekipit madrilen, ndërsa kryetari i këtij klubi Florentino Perez ia ka dhuruar vetë fanellën me numër 9 të ekipit të tij.

Mbappe me kontratë është tash i Real Madridit deri në vitin 2029 dhe do të ketë rrogë vjetore 15 milionë euro. Ai gjithashtu do të merr 150 milionë euro shtesë për pesë vjet në këste, si bonus për nënshkrimin e tij, pasi që vjen te madrilenët si transfer i lirë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League