Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PARË

Gjyqtarë nga Rumania në ndeshjen Santa Coloma - Ballkani

Gjyqtarë nga Rumania në ndeshjen Santa Coloma - Ballkani


8 July, 2024 @12:16

UEFA ka përcaktuar edhe ndarësit e drejtësisë për përballjen e paër të rrethit të parë kualifikues për në Ligë të Kampionëve, ku kampioni i Kosovës Ballkani është mysafir i ekipit nga Andorra, Santa Coloma.

I tërë ekipi i referëve të ndeshjes është nga Rumania, ndërsa gjyqtar kryesor është Marcel Birsan, me ndihmësit Radu Ghinguleac dhe Adrian Vornicu. Referi i katërt është Radu Petrescu, kur në VAR është Horațiu Feșnic e AVAR është Sebastian Colţescu.

Përballja e parë e rrethit të parë zhvillohet në “Estadi Nacional” stadiumin kombëtar të Andorrës dhe luhet më 9 korrik me fillim prej orës 20:00 me kohën tonë lokale. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga