MESFUSHORI I KOSOVËS TE BALLKANI
Ish reprezenteusi i Kosovës U21, zyrtarisht i Ballkanit
5 July, 2024 @11:17
Njëri ndër mesfushorët që me potencial pritej të arrinte më lart, Eris Abedini, është zyrtarisht lojtar i ri i Ballkanit. Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me kampionin e trefishtë të Kosovës dhe pritet të jetë në detyrën e kreativit të mesfushës.
“Eris Abedini që e ka zhvilluar karrierën në disa skuadra të Zvicres, tani është veshur portokall e zi me 3 vite kontratë.
25 vjeçari ka reprezentuar Kombëtaren e Kosovës në ekipin A, derisa më parë atë U-21. Aso kohe ai i tha PO Kosovës, anise me Zvicren u paraqit me gjeneratat U-20 dhe U-19.” — ka shkruar njoftimi i FC Ballkanit.
Përndryshe Abedini tash 25 vjeç, së fundi ka qenë pjesë e Neuchatel Xamaxit, ndërsa ka luajtur edhe në ëinterthur vitin e kaluar. Ai ka pasur 7 paraqitje për Kosovën U21, ndërsa njëherë ka qenë edhe pjesë e Kosovës nën drejtimin e Alain Giresse.