REFUZOHET ANKESA E FC PRISHTINËS
KA Shkalla e dytë: Prishtina duhet t’ia paguajë rrogat ish-drejtorit Kërçeli
2 July, 2024 @11:34
Komisioni për Ankesa - shkalla e dytë e FFK-së ka refuzuar ankesën e FC Prishtinës lidhur me pretendimet ndaj ish-drejtorit të ekipit, Fisnik Kërçeli. Ky i fundit ka dorëzuar kërkesën përmes së cilës ka kërkuar që FC Prishtina t’i përmbush obligimet e mbetura ndaj tij.
KA ka vërtetuar se kërkesa e Kërçelit është e drejtë dhe e ka refuzuar ankesën e FC Prishtinës, që tash obligohet t’ia paguajë Kërçelit pagat për shtator 2021, katër muajt e fundit të vitit 2022 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Shuma totale që do ta përfitojë Kërçeli është 16 mijë e 500 euro. Prishtina u ankua në Komitet Ekzekutiv (KE) për arsye të vërtetimit jo të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. Për më tepër, vendimi i plotë të KA-së, shkalla e dytë.