VAZHDON KARRIERËN NË AZERBAJXHAN
Edvin Kuç, përforcimi i parë i Neftchit
2 July, 2024 @16:24
Mesfushori dhe ish kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, është prezantuar si përforcimi i parë i ekipit nga Azerbajxhani, Neftchi Baku. Skuadra në fjalë ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mesfushorin qendror 30 vjeçar që luan për reprezentacionin e Malit të Zi.
Kuç që u bë kampion i Kosovës me Ballkanin tre herë, pas performancave të mira të treguara me ekipin suharekas ka marrë edhe ftesën e parë te Mali i Zi, ku tashmë ka regjistruar shtatë paraqitje dhe ka shënuar tre gola për shtetin që e përfaqëson.