SULMUESI I RI
Redon Syla zyrtarisht te Ferizaji
2 July, 2024 @12:23
Ekipi i ritkhyer në Superligë, FC Ferizaji, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me futbollistin Redon Syla. Ky i fundit ka qenë pjesë e ekipit të Malishevës dhe së fundi Dukagjinit në Superligë, ndërsa tash e tutje rikthehet në qytetin e tij, Ferizaj.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Redon Syla.
Redoni në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, me Malishevën, respektivisht Dukagjinin.
Me këtë transfer, ne i dhurojmë sulmit tonë shpejtësi dhe cilësi.” - ka bërë të ditur FC Ferizaji.
Syla 21 vjeç para se të jetë pjesë e Dukagjinit dhe Malishevës ka qenë pjesë e ekipit pejan, FC Besa. Ai luan në pozitën e sulmuesit të djathtë. Syla në stinorin e kaluar ka shënuar tre gola për Dukagjinin në Superligë.